Na gjej në:

Të prekësh Shqipërinë!

HomeTema e ditësRestaurim dhe rikonceptim për Muzeun Historik Kombëtar, konsultim publik për projektin

Restaurim dhe rikonceptim për Muzeun Historik Kombëtar, konsultim publik për projektin

Ministria e Kulturës nisi konsultimet publike për projektin e restaurimit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar, mbi projektidenë e JV, në përbërje të së cilës ka studion ndërkombëtare Casanova Hernandez dhe partnerin lokal I Ri.

Puna për rikonceptimin e këtij muzeu, i cili është ngritur në vitin 1981, ka nisur vite më parë, por tërmeti i vitit 2019 dhe më pas pandemia e Covid-19 ndryshoi tërësisht vizionin për muzetë dhe qasjen që duhet të kishte për ta.

Në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe UNOPS, Muzeu Historik Kombëtar u përfshi në programin EU4Culture, i cili nisi implementimin me mozaikun e fasadës ballore, për të vijuar më tej edhe me vetë godinën e muzeut.

Falë këtij programi do të arrihet jo vetëm restaurimi i mozaikut, por edhe i të gjithë godinës së Muzeut, që është një monument i kategorisë II. Një godinë që do të jetë edhe më funksionale për vizitorët, me pavijone të shtuara që flasin për identitetin tonë kombëtar.

Për këtë arsye në grupin e punës  janë përfshirë edhe specialistë të albanologjisë.

Rikonceptimi i një muzeu nuk është një proces i thjeshtë ndaj edhe kërkohet angazhimi i specialistëve të të gjitha fushave. Ekipi që ka realizuar projektin ka pasur në përbërje të tij 31 specialistë të fushave të ndryshme: arkitektë, historianë, arkeologë, etnografë, ikonografë, disenjatorë etj. Synimi i Ministrisë së Kulturës është që ky muze të ketë më shumë hapësira ekspozitash të përhershme dhe të përkohshme, në mënyrë që muzeu të jetë sa më dinamik; të ketë sa më shumë hapësira edukimi për fëmijë, hapësira për takime, workshope, librari, ambiente për familjen dhe ambiente të dedikuara për digjitalizimin dhe restaurimin e artefakteve.

No comments

leave a comment